Prek Ardit Gjebrea: Diva e vërtetë! Fat që kam jetuar në kohën tënde

E publikuar: 07/05/2018 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mes urimesh dhe aktivitetesh në nder të saj, një nga urimet më të veçanta ka qenë i kantautorit dhe moderatorit Ardit Gjebrea. 

Në profilin e tij në Instagram ai ka publikuar një foto ku ai dhe këngëtarja shfaqen të përqafuar sëbashku dhe krahas saj ka shkruar: 

“Gëzuar ditëlindjen çika jeme! Në fakt ti je çika e të gjithëve, je bylbyli i Kosovës, Diva e vërtetë, The real Queen!  Por ty të pëlqen thjesht #NexhmijePagarusha dhe në fakt kush të njeh shpirtin, e di se sa e mira je! Fat që kam jetuar kohën tënde!,”-përfundon Gjebrea. 

Me rastin e 85 vjetorit të ditëlindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje./Gazeta Express/