Prapaskenat e takimit mes Putinit dhe Trumpit

E publikuar: 11/11/2017 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëheqësit rusë dhe amerikanë janë takuar në samitin e APEC’ut i cili është mbajtur në Vietnam.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti i SHBA’së Donald Trump kanë përshëndetur njëri-tjetrin duke shtrënguar duart gjatë takimit të tyre në samitin APEC’ut i cili është mbajtur në Vietnam.

Takimi i tyre u zhvillua gjatë darkës gala të APEC’ut, ndërsa ata qëndronin pranë njëri-tjetrit. Udhëheqësit kanë veshur këmisha kombëtare vietnameze.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, Trump dhe Putin nuk kanë folur me njëri-tjetrin, raporton “Sputnik International”.

Udhëheqësit rusë dhe amerikanë janë planifikuar të mbajnë bisedimet e tyre të drejtpërdrejta në periferi të samitit, duke diskutuar mbi situatën e gadishullit Korean.

Trump i ka bërë thirrje Rusisë të punojë së bashku për të zgjidhur çështjen e Koresë së Veriut, duke iu përgjigjur Kremlinit se një propozim i tillë është në përputhje me qëndrimin e Putinit që ai vazhdimisht ka shprehur.