Pranoi propozimin për martesë, por jo edhe të fotografohej me unazë në gisht – kushërira nuk e la pa fotografi të fejesës (Foto)

E publikuar: 05/11/2018 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka shumë gjëra që duhet parashikuar, para se t’i propozohet dikujt për fejesë, por shumë pak e mendojnë edhe gjendjen e thonjve të asaj cilës i bëhet propozimi.

Ky ishte problemi që i ndodhi një gruaje nga Melburni i Australisë, e cila nuk kishte bërë manikyr, kur i dashuri saj ra në njërin gju dhe ajo pranoi propozimin e tij për martesë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kushërira e saj nuk e la pa fotografi të fejesës, pasi vendosi unazën e saj dhe shfaqi dorën me thonjtë e lyera bukur.

Improvizimi i kushërirës me unazë

Improvizimi që bëri në imazh, ka bërë që asgjë të mos dallojë prej fotografive të zakonshme të fejesës.

Në postimin që ka bërë në Twitter, ku tregohet se çfarë ndodhi jashtë kuadrit, ka bërë që të shpërndahet mbi 100 mijë herë, ndërsa ka marrë afro gjysmë milioni pëlqime. /Telegrafi/