Pozuan si nuse dhe dhëndër për një fushatë, pas 13 vitesh martohen në të njëjtin vend (Foto)

E publikuar: 14/02/2018 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shokët që improvizuan martesën për një fushatë sensibilizuese, që do të shfaqej te nxënësit filloristë, janë martuar në të njëjtin vend pas 13 vitesh.

Carrie Horner ka ecur për herë të parë drejt altarit më 2004, në një kishë në Hampshire të Anglisë, për të takuar ‘dhëndrin’ Ian Horner dhe pas kësaj, kanë humbur kontaktin për të mos u parë një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Improvizimi i para 13 viteve

“Ishte shumë interesante të kthehesha në të njëjtin vend, pas 13 vitesh. Nuk isha aspak nervoz, sepse kisha kaluar nëpër gjithçka. Jemi krenarë për historinë tonë të vogël të dashurisë”, ka thënë Carrie.

Duke folur për të ashtuquajturën ‘martesë të rrejshme’ ata kanë thënë se ishte sikur lojë, madje i kishin ftuar familjarët dhe miqtë, për një aheng pasi të përfundojnë filmimet.

Martesa e vërtetë

“Pastaj shkuam të pimë dhe të hamë mish nga skara, madje e premë edhe një tortë, sikur vërtetë po martohemi”, ka shtuar Ian ngjarjen e mëhershme.

Por, dyshja kishin rënë sërish në kontakt dhe nisën një lidhje dashurie, që me kalimin e kohës u bë shumë serioze.

Prerja e tortës së ‘martesës’

Në martesën e tyre të vërtetë, nuk mungoi as shoqëruesja e nuses, që para 13 vitesh ishte fëmijë, ndërsa tani një zonjushë e rritur. /Telegrafi/