Pozitat kyç në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave ushtrohen kundërligjshëm

E publikuar: 15/05/2018 08:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tri pozitat kyç në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDHP), nuk janë aprovuar që nga themelimi i saj në vitin 2010.

Për gati 8 vjet, në këtë agjenci pozita e zyrtarit kryesor financiar, zyrtarit certifikues dhe zyrtarit të prokurimit, ushtrohen nga personeli tjetër i Agjencisë, shkruan sot Koha Ditore.

Këto pozita nuk janë aprovuar asnjëherë në projektligjet për buxhetin, ndonëse me Ligjin për menaxhimin e financave publike, ato parashihet t’i ketë çdo organizatë buxhetore.

Lidhur me këtë Ministria e Financave nuk ka kthyer përgjigje që nga e hëna e javës së kaluar, ndërkohë që në ASHMDHP kanë thënë se kanë shterur të gjitha mundësitë që kanë pasur për plotësim të këtyre pozitave, por që kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.