Powell: Shumë herët për vlerësimin e ndikimit të një vaksine në ekonomi

E publikuar: 12/11/2020 23:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është ende shumë herët për të vlerësuar pasojat në aktivitetin ekonomik të një vaksine kundër COVID-19, që pritet në vitin 2021, por që është ende e rrethuar nga shumë të panjohura, vlerësoi sot presidenti i Bankës Qendrore Amerikane (FED), Jerome Powell.

“Ky është padyshim një lajm i mirë për periudhën afatmesme, por në lidhje me vaksinën mbeten sfida dhe pasiguri të rëndësishme në lidhje me kohën, prodhimin, shpërndarjen dhe efikasitetin për grupe të ndryshme “, tha ai gjatë një fjalimi në përfundimin të një forumi virtual të Bankës Qendrore Europiane (BQE), raporton ATSh.

Powell u tregua i kujdesshëm, ndërsa deklaroi se është shumë herët për të vlerësuar ndikimet e këtij lajmi në trajektoren e ekonomisë, veçanërisht në afat shkurtër.