Postojnë kartolinën e Krishtlindjeve,motra e Meghan e sulmon çiftin

E publikuar: 17/12/2018 09:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Princ Harry dhe Meghan Markle shfaqen me shpinë të kthyer, pranë njeri-tjetrit duke parë fishekzjarret. Kjo është cilësuar si një foto shumë kreative dhe u pëlqye nga masa.

Por disa persona nuk e kanë pëlqyer faktin që nuk mund t’i shohim fytyrat e tyre. Pjesë e tyre është dhe e motra, Samantha Markle. Në një postim në Twitter, tashmë të fshirë, ajo u shpreh se është e trishtë.

“Interesante që Duka dhe Dukesha e Sussex janë të kthyer me shpinë. I drejtohet kjo botës apo thjesht familjes Ragland dhe Markle? Është pak e trishtë. Përballu me shpirtin e Krishtlindjeve.”- ka shkruar ajo.