Postimet në Instagram

E publikuar: 09/12/2016 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rregullat strikte të sjelljes dhe veshjes në Iran nuk shtrihen vetëm në ambientet publike, por edhe në rrjetet sociale.

Në fakt, që prej disa vitesh Twitter, Youtube dhe Facebook janë të bllokuara në Republikën Islamike, por çuditërisht Instagrami lejohet.

E pikërisht në këtë hapësirë virtuale shumë iranianë, kryesisht të rinj kanë gjetur vendin për të ndarë me miq të njohur e të panjohur foto dhe video që për normat ligjore të vendit janë të dënueshme edhe me burg.

Në muajin mars qeveria iraniane vuri në punë programin e quajtur “Spider II”. Përmes tij monitorohen të gjitha llogaritë e iranianëve në Instagram dhe kur kanë kaluar 10 muaj që nga koha e vendosjes në punë, 170 persona janë arrestuar për shkelje të rregullave të sjelljes dhe shfaqjes në publik.

12 prej të arrestuarve janë dënuar me burg nga pesë deri në 6 vite burg, ndërkohë që mes të prangosurve rezulton edhe artistja e famshme e make up-it në Instagram, Elnaz Golrokh.