Postime me ngjyra në rrjetin social

E publikuar: 21/12/2016 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Risitë për Facebook nuk kanë të sosur. Tashmë rrjeti social jep mundësinë e postimeve me ngjyra për të pasur personalizim të postimeve dhe një impakt viziv.

Lajmi është publikuar në blogjet e specializuara, çka lënë të kuptohet se kjo e re do të vijë shumë shpejt në versionin e aplikaconit për Androit, dhe më pas gradualisht në sistemet e tjera operative.

Për të ngjyrosur postimet tuaja mjafton të shkoni tek statusi dhe të zgjidhni ngjyrën që do të ketë përmbajtje, në një komandë të vendosur poshtë tekstit. Por për linqet, fotot dhe videot ngjyrosja nuk mund të aplikohet.

Lajmi është shpërndarë nga një përdoures e më pas konfirmuar nga blogje të ndryshme amerikane. Siç thotë The Next Web, është një hap në identitetin kromatik nga platforma që deri më sot ka vetëm dy ngjyra, të bardhe e blu.