Posta e Kosovës sot hyn në grevë

E publikuar: 10/09/2018 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kriza financiare në të cilën aktualisht është Posta e Kosovës ka bërë që punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje të mos u dalin pagat e muajit shtator.

Kjo pasi ndërmarrja ka shënuar humbje të vazhdueshme në ofrimin e shërbimit të saj postar, ndërsa Qeveria nuk ka vendosur ende për ta ndihmuar financiarisht atë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo i ka shtyrë punëtorët që të marrin vendim për të hyrë në grevë që nga dita e hënë.

Grevën e ka paralajmëruar Sindikata e punëtorëve, duke njoftuar se gjatë kësaj kohe nuk do të ofrohet asnjë shërbim.

Kryetari i kësaj sindikate, Etrit Hoti, i ka thënë gazetës se ata kërkojnë garanci me shkrim nga menaxhmenti, Bordi dhe Qeveria e Kosovës, që ekzekutimi i pagave në muajt e ardhshëm do të bëhet brenda afatit ligjor..