Portugalia nuk mund të mendojë për Ronaldon – thotë Santos

E publikuar: 17/11/2018 04:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, pranon se Portugalisë i mungon Cristiano Ronaldo, por thotë se fokusi i tij është në finalet e Ligës së Kombeve.

Ylli i Juventusit, ronaldo, nuk pritet që të luajë në kombëtaren e tij deri në mars, edhe pse ekzili i tij nga kombëtarja mund të zgjasë edhe më tepër.

Kampionët e Evropës u zhgënjyen në Botëror, performuan mirë në mungesë të kapitenit, duke pasur një ecuri prej katër ndeshjeve pa humbje.

“Nuk ka ekip që do të thoshte se nuk u duhet Ronaldo”.

“Ai është gjithmonë i rëndësishëm, ai është lojtari më i mirë në botë, dhe kjo mjafton”.

“Unë shpresoj se talenti i tij i madh dhe titulli i tij si më i miri në botë mund të reflektohet me atë si fitues të Topit të Artë”, deklaroi Santos.

Ronaldo ka qenë i përfshirë në 108 goditje në Serie A deri tani këtë sezon, më shumë se secili lojtar tjetër në top pesë kampionatet evropiane. /Telegrafi/