Portugalia i falet Ronaldos, Danimarka “fundos” Serbinë

E publikuar: 13/06/2015 23:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fitorja në miqësoren ndaj Francës është konfirmim i progresit të një Shqipërie që jo vetëm fiton por edhe bind me lojë, por rezultatet e ndeshjeve të Grupit I të luajtura të shtunën vlejnë për llogaritë e ftohta të pikëve dhe reflektimit të tyre mbi shanset e Kuqezinjve për të shkuar në Euro 2016. Shqipëria, pasojë e faktit që nuk impenjohej në një ndeshje ku vlejnë pikët ka rrëshkitur në vendin e tretë në grupit I si pasojë e fitores së Danimarkës ndaj Serbisë në Kopenhagen. Në krye të grupit fluturon tanimë Portugalia që falë fitores 3-2 ndaj Armenisë në Jerevan udhëheq në kuotën e 12 pikëve. Shpëtimtari i luzitanëve si gjithmonë Kristiano Ronaldo autor i një tregolëshi.

Ekipi i Fernado Santos u befasua nga vendasit pa u mbushur cerek ore lojë me Marcos Piniero Pizellin që kaloi armenët në avantazh me një goditje të bukur dënimi, por entuziazmi armen morri një goditje në minutën e 28 kur Joao Moutinho u pengua në zonë nga Mkihtarian dhe nga pika e bardhë e penalltisë Ronado barazoi shifrat. Në minutën e 55 ylli i Realit i dha Portugalisë avantazhin duke i vjedhur me zgjuarsi një top Arzumanian para portës për të ndëshkuar Berezovskin ndërsa vetëm 3 minuta më vonë Ronaldo kompletoi tregolëshin personal duke e bërë të vlefshëm vetëm për statistikat golin e rezultatit përfundimtar 3-2 nga Mkoyan në minutën e 72. Me Portugalinë në krye Danimarka konfirmohet si rivali i drejtëpërdejtë i Shqipërisë në vendin e dytë.

Skuadra Morten Olsen e fitoi 2-0 ndaj Serbisë në Kopenhagen, rezultat që nxjerr thuajse Serbët jashtë lojës së kualifikimit për në Europian pasi i lë ata në kuotën e një pikë po aq sa dhe Armenia në fund të grupit. Danimarka për momentin privatizon vendin e dytë në kuotën e 10 pikëve duke lënë në të tretin Shqipërinë. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 13 me Youssuf Poulsen e madje patën edhe luksin për të humbur një penallti me Agger në të 34, por pikërisht kur serbët rritën presionin në kërkim të barazimit ishte një tjetër Poulsen këtë herë Jakob që shënoi për të vulosur fitoren 2-0 që harton klasifikimin pas këtij raundi, Kryeson Portugalia me 12 pikë , ndjek danimarka me 10 dhe Shqipëria me 7 pikë por që ka luajtur një ndeshje më pak se danezët. në këtë situatë një trepikësh bnga Kas për Shqipërinë do të ishte verdikti më i ëmbël pasi do ti conte kuqezinjtë në kuotë pikësh rtë barabarta me rivalët e drejtëpërdejtë në përballjen e 4 shtatorit./ss/