Portofoli i kriptomonedhave të Galaxy S10 nuk pranon Bitcoin

E publikuar: 12/03/2019 03:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung zbuloi ditën e sotme më shumë detaje rreth portofolit të kriptomonedhave të Galaxy S10. Detaji që ra në sy ishte se portofoli nuk ofron mbështetje për bitcoin të paktën nga fillimit.

Portofoli quhet Samsung Blockchain Wallet dhe fillimisht në të mund të ruhen vetëm monedha ether dhe monedha të tjera që bazohen mbi rrjetin ethereum raportoi Coindesk.

Lajmi vjen dy muaj pasi për herë të parë u zbuluar portofoli në Janar dhe konfirmimi zyrtar që pasoi në Shkurt. Çelësat privatë kriptografikë do të ruhen përmes një funksioni të quajtur Samsung Knox.

Cilado qoftë arsyeja teknike që bitcoin është përjashtuar nga aplikacioni, mbetet surprizë për shkak se është monedha më popullore në botë dhe ajo që nxiti adoptim e të tjerave.

Kështu kompani lë jashtë përdorues të profilit të lartë. Megjithatë Samsung ofron mbështetje për dy kriptomonedha të panjohura si Enjin Coin (ENJ) dhe Cosmee (COSM). Enjin Coin është i lidhur me platformën e shërbimeve në ueb për adhuruesit e lojërave. Monedha përdoret si një formë pagese universale në sistemin e video lojërave.

Cosmee nga ana tjetër ofron shpërblime për analizat e produkteve të bukurisë. Të dy monedhat e bazuara në rrjetin ethereum kanë shënuar rritje të ndjeshme të vlerës. /PCWorld Albanian