Populli Ermirës i dha 4 mandate deputeti, çfarë dëshiron ajo më shumë?

E publikuar: 30/03/2016 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik nga Kumanova, Rexhail Ramadani ka reaguar pas publikimit të bisedës ku thuhet se janë deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti dhe zëvendëskriministri Musa Xhaferi.

“Çka do më shumë Znj. Ermira Mehmeti më tepër prej popullit. Populli ja dha 4 MANDATE DEPUTETI, asaj i takon edhe pensioni si DEPUTETE. Cila femër shqiptare sot i ka këto privelegje me tregoni ? Këto jane ëndrra për një femër shqiptare në Maqedoni që me fakultete të kryera smund asnjë vend pune ta gjejnë.
Zona nr 2 i ka dhënë Ermira Mehmetit 17 000 VOTA
Vallë, a vetëm kjo qenka femër shqiptare në Maqedoni e tjera spaska?!
Une mendoj se kemi shume femra tjera qe e meritojne voten e popullit dhe shume me mire do ta perfaqesonin popullit e vet. Por meritojne edhe poste drejtuese e punesime dhe jane te pergaditura.
Mendoj se Znj. Ermira ka qene e mbivleresuar dhe ka manipuluar me termin FEMRA SHQIPTARE qe e ka shfytezuar me dinakeri dhe egoizem për të përzhit petlla për veti.
Po a e ka mbrojtur kjo popullin ? Sa sulme janë bërë në këtë zonë, sa aksione janë bërë, 0 investime ekonomike. pa kriju asnjëlloj prespektive”, përfundon shkrimi i Rexhail Ramadanit nga Kumanova.