Pompeo përshëndet hapjen e negociatave për Shqipërinë: SHBA partneri juaj në çdo hap

E publikuar: 26/03/2020 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

SHBA- Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo me anë të një postimi në Twiter ka përshëndetur vendimin e BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu Pompeo ka siguruar këto dy vende se SHBA-ja do të mbeten partneri i tyre në çdo hap të rrugës.

“Ne mirëpresim vendimin për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të rrugës”, shkruan Pompeo në llogarinë e tij në Twiter.