Pompeo lumë akuzash ndaj Huawei

25.05.2019 03:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pompeo lumë akuzash ndaj Huawei

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo akuzoi kreun e gjigantit kinez të telekomunikacionit, Huawei Technologies se ka gënjyer rreth marrëdhënies së kompanisë së tij me qeverinë e Pekinit.

Pompeo tha në një intervistë të enjten për kanalin CNBC se Huawei “ka lidhje jo vetëm me Kinën, por edhe me Partinë Komuniste Kineze”. Ai shtoi se: “ekzistenca e këtyre lidhjeve e vendos informacionin amerikan që kalon në këto rrjete në rrezik”.

Huawei, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të rrjetit të telekomunikacionit, është një lider në teknologjinë 5G. Kompania ka qenë duke u përpjekur të fitojë kontrata për të ndërtuar një rrjet global që do ta bënte internetin shumë më të shpejtë.

Javën e kaluar, Uashingtoni ndaloi kompanitë amerikane të bëjnë biznes me Huawein, duke shkallëzuar një luftë të nxehtë tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Drejtori ekzekutiv Ren Zhengfei ka deklaruar se kompania e tij nuk do të ndajnë informacione sekrete të përdoruesve. Huawei mohon të jetë e kontrolluar nga Pekini. Kompania gjithashtu thotë se nuk punon me qeverinë kineze, një pohim që sekretari Pompeo e hedh poshtë.

“Të thuash se ata nuk punojnë me qeverinë kineze është një deklaratë e rreme,” tha Pompeo duke iu referuar Huaweit. “Atij, i kërkohet nga ligji kinez ta bëjë një gjë të tillë,” shtoi Pompeo. “Drejtori ekzekutiv i kompanisë Huawei të paktën në këtë pikë nuk po i thotë të vërtetën popullit amerikan dhe as botës.”

Pompeo konfirmoi një raport të kohëve të fundit të New York Times se Kina po përdorte një sistem të mbikëqyrjes së teknologjisë së lartë si pjesë e një përpjekjeje policore që mund të gjurmonte dhe të nënshtronte anëtarët e grupeve etnike, duke përfshirë myslimanët ujgurë.

Shtetet e Bashkuara pretenduan më parë këtë muaj se Pekini kishte izoluar më shumë se një milion myslimanë të pakicave në “kampe përqendrimi”.

Ambasadori kinez Cui Tiankia tha të martën në një intervistë për Fox News se kishte qendra trajnimi për ata që janë dënuar për kundërvajtje. Pompeo u përgjigj se objektet ishin në të vërtetë “institucione autoritare të ri-edukimit”. /PCWorld Albanian

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ja vendet ku telefonët Huawei preferohen më së shumti

Ja vendet ku telefonët Huawei preferohen më së shumti

Operatori i madh celular në SHBA pranon pagesat e faturave në Bitcoin

Operatori i madh celular në SHBA pranon pagesat e faturave në Bitcoin

Huaweit i ndalohet përdorimi i kartave SD dhe microSD

Huaweit i ndalohet përdorimi i kartave SD dhe microSD

Operatorët japin 6 miliardë euro për frekuencat 5G në Gjermani

Operatorët japin 6 miliardë euro për frekuencat 5G në Gjermani

Pompeo lumë akuzash ndaj Huawei

Pompeo lumë akuzash ndaj Huawei

Facebook do të lançojë kriptomonedhën në 2020-ën

Facebook do të lançojë kriptomonedhën në 2020-ën

Google Duo me video telefonata me 8 persona njëherazi

Google Duo me video telefonata me 8 persona njëherazi

“Deepfake” po bëhen më të lehta për tu krijuar

“Deepfake” po bëhen më të lehta për tu krijuar

Instagram bën ndryshimin e madh në IGTV

Instagram bën ndryshimin e madh në IGTV

Julian Assange përballet me 17 akuza kriminale në SHBA

Julian Assange përballet me 17 akuza kriminale në SHBA

Kina zbulon trenin më të shpejtë në botë

Kina zbulon trenin më të shpejtë në botë

Marrëveshja Tregtare SHBA-Kinë, Huawei në lojë

Marrëveshja Tregtare SHBA-Kinë, Huawei në lojë

Facebook ka fshirë 2.2 miliardë llogari në tre muajt e parë të 2019

Facebook ka fshirë 2.2 miliardë llogari në tre muajt e parë të 2019

Punonjësit e Snapchat kanë përgjuar përdoruesit

Punonjësit e Snapchat kanë përgjuar përdoruesit

Koduesja 10 vjeçare krijon lojra për të mësuar fëmijët e tjerë

Koduesja 10 vjeçare krijon lojra për të mësuar fëmijët e tjerë

Njihuni me kamerën 102-megapiksel që kushton 10,000 dollarë

Njihuni me kamerën 102-megapiksel që kushton 10,000 dollarë