Politikani i hedhë vetës sprein me piper, si pjesë e fushatës për përdorimin e këtij mjeti kundër sulmuesve të armatosur nëpër shkolla (Video)

E publikuar: 15/06/2018 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Levi Tillemann është politikani nga Kolorado e Shteteve të Bashkuara, që ka nisur një fushatë që do rriste sigurinë nëpër shkolla.

Ai i ka hedhur vetës sprein me piper, për të demonstruar fuqinë që ka për ta lënë viktimën, me verbim të përkohshëm, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, ai ka dashur të tregojë se të gjithë mësimdhënësit duhet të pajisen me sprei të tillë, në mënyrë që të “neutralizojnë” ndonjë sulmues të armatosur.

“Sapo që vërehet ndonjë aktivitet i dyshimtë, mund të shfrytëzohet ky sprei dhe të ndalohet çdo kërcënim. Sulmuesi nuk mund të bëjë asgjë më shumë” ka thënë mes tjerash Tilleman.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni kandidatin për kongres, që ka zgjedhur një formë shumë të dhimbshme të dëshmojë përkushtimin dhe të kërkojë votën. /Telegrafi/