Politika e Jashtme e BE-së dhe standartet e dyfishta për shqiptarët

E publikuar: 17/05/2015 00:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Petrit Gashi

Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë (PPJS) ishte krijuar si rezultat i dështimit të politikës së BE-së karshi luftërave dhe konflikteve të armatosura në Ballkan, dhe për të harmonizuar qëndrimet e shtetëve anëtare karshi zhvillimeve në Evropë. Mirpo ndër vite PPJS kishte marrë edhe përgjegjësi të reja dhe ishte konsuliduar në shumë çështje sa i përket zgjidhjes se problemit në vendët e Ballkanit Përendimor, sidomos pas Samitit të Selanikut duke aluduar se problemet evropiane edhe kërkojnë zgjidhje evropiane. Mirpo nese këto çështje të ashtuquajtura evropiane janë vertetë të barabarta për të gjithë popujt evropian mbetet nje dileme e madhe, sepse koha  ka deshmuar se PPJS ka deshtuar me fuqinë e saj që të jetë faktor kyç i stabilizimit si rezultat i gërshetimit të interesave strategjike të shtetëve anëtare.

Rasti i Konfliktit në Kumanove pasqyron me se miri se standartët e dyfishta për shqiptarët janë vazhdimësi e nje politike evropiane të pakonsoliduar për të zgjedhur probleme evropiane. Përderisa nje DRONË shqiptar valvitej në stadiumin e futbollit në Beograd u deshtë të ngritë tensionet diplomatike mes shteteve në rajon, dhe madje për këtë Maja Kocijançiç, zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, kishte akuzuar vet shqiptaret për teprim të huliganizmit në nje kohë kur ndeshja luhej pa tifozë shqiptar. Ndersa Konflikti i Kumanoves po heshtet në Kryeqytetin evropian Bruksel, duke mos dhenë asnje dekleratë dhe duke mos bëre se paku thirrje për qëtesi e paqe në rajnon në nje kohë kur kemi 22 viktima.

Sidoqoftë edhe nje here drita në fund të tunelit për nje shpresë të zgjidhjeve të problemeve në Bruksel ende mbetët larg, e aq me keç standartet e dyfishta për shqiptaret nga politika evropiane po e demtojnë rënd ecjen e rajonit drejtë integrimit të shpejtë në BE. Normalizimi i mardhënjeve në mes popujve në këtë pjesë të trazuar të Evropës, bëhët vetem në atë kohë ku të gjithë popujtë trajtohën njejtë dhe më po të njejtat standartë, dhe çdo tendencë për t’i paraqitur shqiptaret si faktor destabilizues është nje shëmbje fatale edhe për vet BE-në.

Bashkimi Evropian është rasti që ta përdorë fuqinë e vet për të treguar influencen e tij në zgjidhje të problemeve në evropë në çoftse deshironë foktorizimin e saj politik në marëdhënje ndërkombëtare, dhe Ballkani ndonse nje provë e vështirë është rasti i vetëm i proklamimit të fuqisë evropiane për zgjidhje të konflikteve dhe kthimin e bësimit tek Brukseli.

Shkruan: Petrit Gashi – Studiues i çështjeve evropiane dhe politikave të BE-së