Policja e burgut fillon një marrëdhënie “e cila bëhet e vrullshme” me të burgosurin, duke i dërguar mesazhe përmes një telefoni të fshehur! (Foto)

E publikuar: 30/04/2018 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një police 25 vjeçare filloi një marrëdhënie personale me një të burgosur dhe i dërgoi mesazhe përmes një telefoni të fshehur nga ai.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shauna Cleary, 25 vjeçe, filloi një marrëdhënie me të burgosurin e dhunshëm Kurt Jarman ndërsa punonte në një burg të meshkujve në Bridgend, në Uellsin jugor.

Siç thuhet më tej, Jarman, 22 vjeç, po vuante një dënim me 10 vjet burg, pasi ai sulmoi brutalisht një 77-vjeçar në shtëpinë e tij në një sulm të egër tre orësh.

Një gjykatë dëgjoi se vajza i dha numrin e saj të burgosurit dhe i dërgoi një varg mesazhesh në një telefon të cilin ai e kishte fshehur në qelinë e tij.

Prokurorja Joanna James tha se Jarman e thirri Clearyn në gusht të vitit të kaluar dhe marrëdhënia ‘u rrit vrullshëm’.

Cleary i dërgoi dy mesazhe të burgosurit më 1 tetor, por përmbajtja nuk ishte e njohur. Ajo u arrestua dhe telefoni dhe laptopi i saj u konfiskuan. Vajza nga Pontypridd, Uellsi Jugor, pranoi sjellje të keqe në zyrën publike.

Asaj iu dha një dënim me burg prej 16 javësh dhe urdhëroi të bënin 15 ditë veprimtari rehabilitimi, ndërkaq Jarman pranoi se kishte një telefon celular brenda burgut dhe u burgos për gjashtë muaj të tjerë. /Telegrafi/