Policia “zhduk” gjurmët e krimit të një zyrtari të lartë të AKI-së

E publikuar: 02/11/2018 08:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vozitësi i një veture të shtrenjtë tip Audi që është pronë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), për pak sa nuk ia kishte marrë jetën një qytetari nga Komuna e Klinës, para disa muajsh.

Më 17 maj 2018, një veturë e AKI-së që lëvizte me shpejtësi e kishte goditur qytetarin H.M (emri i njohur për redaksinë) dhe nuk ishte ndalur fare për t’i ofruar ndihmë të aksidentuarit, shkruan sot Koha Ditore.

Viktima kishte pësuar thyerje e lëndime të krahëve dhe të hundës. Rreth një orë më pas është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim. Krejt kjo ngjarje është e incizuar në kamerat e lokaleve në afërsi të vendit të ngjarjes, në fshatin Gllarevë të Klinës.

Policia e Kosovës e ka regjistruar rastin, por nuk e ka futur fare në kallëzim penal emrin e ngasësit e as emrin e institucionit që e ka në pronësi veturën. Me këtë veprim Policia e ka amnistuar plotësisht nga ndjekja penale zyrtarin e AKI-së që ka shkaktuar aksidentin dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda viktimës…