Policia vazhdon identifikimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor

E publikuar: 03/04/2019 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës  është duke vazhduar me aktivitete të cilat kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor, si dhe uljen e aksidenteve të trafikut.  

Njësitë policore, përveç pikave të rregullta të kontrollit të automjeteve,  dhe patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar edhe në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Vetëm gjatë muajit marsnga njësitë policore, janë shqiptuar gjithsej 182fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj shoferëve nën ndikim të alkoolit, të cilëve përveç gjobës në të holla, iu është shqiptuar masa mbrojtëse ‘ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik’ , si dhe u janë shqiptuar pikë negative dhe të njëjtit janë larguar nga trafiku.

Policia e Kosovës edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut, do të vazhdojë të aplikojë masa ligjore të cilat do të shërbejnë si masa parandaluese ./Infosot/