Policia turke: Pjesët e trupit të Khashoggit mund të jenë djegur

E publikuar: 14/02/2019 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia turke beson se mbetjet e trupit të ish gazetarit të vrarë, Jama Khashoggi mund të jenë djegur.

Kështu ka raportuar agjencia e lajmeve nga Ankara, Anadolu, duke ju referuar një burimi të saj brenda policisë.

Ish gazetari nga Arabia Saudite është vrarë në fillim të tetorit në konsullatën e Arabisë në Stamboll.

Ai ka qenë i njohur si kritik i Mbretit të Arabisë, Mohammed bin Salman.

Khashoggi është ekzekutuar nga agjentë arabë, ndërsa sipas raportimeve të fundit, pjesët e trupit të tij edhe mund të jenë djegur.