Policia tregon sa deputetë u arrestuan

E publikuar: 21/03/2018 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara pas pengimit të mbajtjes së seancës parlamentare, duke hedhur për herën e tretë gaz lotsjellës nga deputet të caktuar brenda në seancë, Policia e Kosovës, bazuar ne vendimin e kryes së Kuvendit të Kosovës ka ndërmarrë veprime profesionale për zbrazjen dhe kontrollimin e sallës së Kuvendit.

Fillimisht Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve të sajë të autorizuar për punë brenda në Kuvend, ka kërkuar nga deputetët që në mënyrë të drejtë, vullnetare të dalin nga salla e Kuvendit ashtu siç kërkohej me vendim të kryesisë së Kuvendit të RKS-së.

Mirëpo, një gjë e tillë për lirimin e sallës së Kuvendit është refuzuar nga disa deputet, Policia e Kosovës është detyruar që të veprojë për zhvendosjen, e deputetëve nga salla, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

Po ashtu bazuar në urdhëresën e Prokurorisë, Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici pesë (5) persona, deputet të cilët dyshohet se kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e parlamentit.

Për sqarim të opinionit Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saja, duke përfshirë edhe arrestimet e bëra i realizon vetëm me urdhëresë të prokurorit kompetent, e jo të ndonjë institucioni tjetër.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit./indeksonline/