Policia Tajvaneze shpërblen pjesëmarrësit në një garë kibernetike me hardisqe të infektuara

E publikuar: 10/01/2018 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia Tajvaneze kërkoi falje pasi kishte dhënë si çmime shpërblyese disqe memorie gjatë një gare të sigurisë kibernetike organizuar me mbështetjen e qeverisë.

Policia tha se 54 disqe memorie përmbanin maluerë. Virusi mund të vidhte të dhëna personale.

Byroja Tajvaneze e Hetimit kërkoi falje për këtë gabim dhe tha se faji ishte i një kontraktori e një pale të tretë.

Të paktën 250 pajisje të tilla u dhuruan gjatë aktivitetit mbajtur nga Zyre Presidenciale në datat 11-15 Dhjetor.

Ky aktivitet do të ndihmonte autoritetet të luftonin krimin kibernetik. Të gjithë hardisqet ishin prodhuar në Kinë, megjithatë Byroja hodhi poshtë mundësinë e një spiunazhi shtetëror.

Malueri i identifikuar si XtbSeDua.exe, ishte dizajnuar për të vjedhur të dhëna personale dhe transferuar ato drejt një IP-je Polake.

Byroja Tajvaneze tha se ky maluer ishte zbuluar nga Europol në 2015-ën. /PCWorld Albanian