Policia sqaron se vetëm po zbaton urdhrat e Gjykatës për banorët e Dardanisë

E publikuar: 26/09/2016 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka sqaruar lidhur me asistencën ligjore ofruar organeve kompetente të drejtësisë në rastin në lagjen Dardania të Prishtinës për largimin e disa banorëve nga banesat e uzurpuara.

“Policia e Kosovës informon opinionin e gjerë dhe mediat, se duke u bazuar në shkresën zyrtare dërguar nga autoritetet kompetente, respektivisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë tek Policia e Kosovës, me ç’rast është kërkuar asistencë në lagjen Dardania në Prishtinë, janë ndërmarrë veprime ligjore për ofrimin e asistencës në ekzekutimin e vendimit sipas kerkesës dhe procedurave ligjore”, thuhet në një komunikatë të PK’së.

Tutje, Policia e Kosovës sqaron edhe njëherë opinionin dhe mediat se në këtë çështje janë të angazhuar sipas detyrimeve ligjore që ka Policia në zbatimin e vendimeve të Gjykatave kompetente në vend, dhe se qëllimi i veprimeve policore në këtë rast është për të ofruar siguri për zyrtarët e autorizuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe zyrtarëve të tjerë gjatë procedurës në zbatimin e vendimeve ligjore, ruajtja e rendit, qetësisë publike dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj secilit që cenon rendin dhe sigurinë.