Policia Speciale operacion në Prishtinë për kapjen e të kërkuarve nga INTERPOL-i

E publikuar: 18/07/2018 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesëtarë të shumtë të forcave speciale të Policisë së Kosovës gjenden aktualisht në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Të armatosur dhe me maska, policët specialë po kryejnë bastisje në lokacione të ndryshme në këtë lagje.

Sipas burimeve të KALLXO.com, operacioni ka të bëjë me arrestimin e disa personave që kërkohen nga INTERPOL-i.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com video-incizime nga ky operacion dhe fotografi, të cilat mund t’i gjeni më poshtë.