Policia spanjolle u kërkon Dardanëve ta largojnë flamurin e Kosovës – këta refuzojnë (VIDEO)

E publikuar: 31/03/2021 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë mbetur edhe pak minuta para se të nis ndeshja ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Spanjës në Sevilla.

Për shkak se Spanja nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, është diskutuar shumë nëse autoritetet spanjolle do të lejojnë që Dardanët të prezantohen me flamurin e tyre.

Klan Kosova ka siguruar një video ku shihen disa policë spanjollë duke kërkuar nga tifozët Dardanë që ta largojnë flamurin e Kosovës, mirëpo këta të fundit kanë refuzuar.