Policia shpërndan protestuesit te kryeministria, shoqërohen disa persona

13.12.2020 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Policia shpërndan protestuesit te kryeministria, shoqërohen disa persona

Protestuesit kanë vendosur të largohen nga Kryeministria në Tiranë dhe pasi qëndruan aty për disa minuta ata kanë rinisur marshimin.

Ata tashmë janë te drejtoria e Policisë Tiranë. Aty policia e cila ka krijuar një gardh me efektivë, është përpjekur t’i ndalojë ata me ujë dhe gaz-lotsjellës.

Protestuesit kërkojnë largimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pasi sipas tyre manipuloi provat e vrasjes së Klodian Rashës nga polici.

Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe disa persona, transmeton tch.

Ndryshe, sot është nata e pestë e protestave, që nga vrasja e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie. Në rrjetet sociale u bë sërish thirrje për protesta në sheshet kryesore të vendit, kundër dhunës policore, për lirimin e protestuesve, shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe reformim të Policisë.

Tubimet kanë nisur pas ngjarjes së rëndë që ndodhi gjatë orës policore të martën, në Laprakë, kur efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe, sipas prokurorisë, e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta.

Pas natës së parë të protestës në Tiranë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen, por kryeministri Edi Rama deklaroi se kryepolici Ardi Veliu do të qëndrojë në detyrë.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Policia shpërndan protestuesit te kryeministria, shoqërohen disa persona

Policia shpërndan protestuesit te kryeministria, shoqërohen disa persona

Me duart mbi kokë, protestuesit shtrihen para kryeministrisë

Me duart mbi kokë, protestuesit shtrihen para kryeministrisë

Ambasada kosovare në Gjermani jep detaje për ata që udhëtojnë drejt Kosovës

Ambasada kosovare në Gjermani jep detaje për ata që udhëtojnë drejt Kosovës

Sejdiu takohet me Wisner, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë

Sejdiu takohet me Wisner, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë

Zbulohet simptoma më e zakonshme e koronavirusit

Zbulohet simptoma më e zakonshme e koronavirusit

Trusti tregon statistikat mbi 10 përqindëshin e tërhequr nga qytetarët

Trusti tregon statistikat mbi 10 përqindëshin e tërhequr nga qytetarët

Deputetit të LDK-së ia shpërthejnë gomat e veturës (Foto)

Deputetit të LDK-së ia shpërthejnë gomat e veturës (Foto)

Mijëra bjellorusë demonstrojnë përsëri kundër Lukashenkos, dhjetëra të arrestuar

Mijëra bjellorusë demonstrojnë përsëri kundër Lukashenkos, dhjetëra të arrestuar

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Pandemia vështirëson jetën e fëmijëve me autizëm

Pandemia vështirëson jetën e fëmijëve me autizëm

12 të vdekur dhe 462 raste të reja me Covid-19

12 të vdekur dhe 462 raste të reja me Covid-19

Cigareshitësi nga Peja dorëzon në Policinë një shumë parash të gjetura

Cigareshitësi nga Peja dorëzon në Policinë një shumë parash të gjetura

Hoti jep detaje për gjendjen me Covid-19 në vend, thotë se po përgatisin masat për festat e fundvitit

Hoti jep detaje për gjendjen me Covid-19 në vend, thotë se po përgatisin masat për festat e fundvitit

Punëtorët teknik në spitalet e Kosovës, nga nesër në grevë

Punëtorët teknik në spitalet e Kosovës, nga nesër në grevë

Abrashi: Nëse nuk ka marrëveshje për presidentin, zgjedhjet në janar

Abrashi: Nëse nuk ka marrëveshje për presidentin, zgjedhjet në janar

Kalon ilegalisht kufirin, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Kalon ilegalisht kufirin, arrestohet shtetasi i Shqipërisë