Policia shkatërron Ferrari 480 Spider që kushton 200 mijë funte, pronari i saj publikon pamjet në internet (Video)

E publikuar: 20/03/2018 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur vetura sportive Ferrari 480 Spider që kushton 200 mijë funte, shkatërrohet plotësisht nga një pajisje speciale për shkatërrimin e veturave, pasi kohë më parë i është konfiskuar pronarit.

Super vetura i ishte konfiskuar Zahid Khan-it në prill të vitit të kaluar derisa po voziste për në Birmingham, kurse policia e kishte informuar se dyshonin se ajo ishte vjedhur pasi ai nuk arriti t’i bind se ishte vetura e tij për shkak se i kishte harruar dokumentet në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Ai pretendon se policia gabimisht ia shkatërruan veturën, derisa këtë gjë është munduar t’ia dëshmojë edhe prokurorisë duke publikuar videon e shkatërrimit të Ferrarit. /Telegrafi/