Policia rrethon Gjykatën në të cilën do të vendoset për Haradinajn

E publikuar: 27/04/2017 08:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pritet vendimi përfundimtar ndaj Haradinajt!
Një orë para se të fillojë seanca ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, forca të shtuara të policisë franceze kanë filluar ta rrethojnë Gjykatën e Apelit në Colmar të Francës.

Në seancën e cila pritet të fillojë në orën 9:00 gjykata do ta marrë vendimin përfundimtar për lirimin e Haradinajt apo për ekstradimin e tij për në Serbi, në bazë të kërkesës së Serbisë.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj po akuzohet nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999. /RTV21