Policia: Po digjet “Viva Fresh” në Gjakovë, nuk dihen arsyet (Video)

E publikuar: 10/03/2019 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Një zjarr i madh ka kapluar objektin e supermarketit “Viva Fresh” në qendër të Gjakovës, raporton Gazeta Express. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia, duke shtuar se të gjitha njësitë e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan te ky zjarr si dhe nuk dihet nëse ka të lënduar, tha policia.  “Ka ndodhur një zjarr. Nuk dihen shkaqet, njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes”, tha për Gazetën Express, Lirije Podrimja nga zyra për informim në policinë rajonale të Gjakovës.