Policia: Personi që vdiq në aksident ishte 25 vjeçar dhe ishte shtetas i Zvicrës

E publikuar: 22/06/2019 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shtetas i Zvicrës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Llapnasellë. Policia ka sqaruar se bëhet fjalë për një 25 vjeçar me inicialet S.K, raporton Express.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka sqaruar se personi që ka mbetur i vdekur nga ky aksident është një 25 vjeçar dhe se është shtetas i Zvicrës.

“Në automjetin e aksidentuar, në momentin kur ka arrit policia ka qenë një person(ngasesi), dhe aty janë gjetë dokumentet me inicialet që ne i kemi percjelle te ju. Mirëpo gjatë hetimit te rastit, është konstatuar se dokumentet personale të gjetura ne automjet nuk i ishin të viktimës. Viktima është S, K mashkull 25 vjec, shtetas i Zvicres”, ka thënë Ahmeti për Express.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut, janë duke u marr me rastin.

“ Me urdhër te prokurorit trupi i pajete i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit te trafikut, janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti.