Policia Përforcon Badovcin, Nisin Patrullimet me Barkë (VIDEO)

E publikuar: 06/08/2015 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
  • Policia e Kosovës ka nisur patrullimet me barkë në liqenin e Badovcit. Patrullimet janë ndërmarrë pas incidenteve të fundit në brigjet e këtij liqeni ku u arrestuan disa persona të cilët dyshohen të jenë të lidhur me organizata terroriste. Vendimi për patrullime me barkë është marrë nga eprorët e policisë ndërsa për patrullimet është angazhuar një barkë e cila përdoret nga policia kufitare.

    Patrullat policore janë filmuar gjatë një rutine patrullimi në liqe nga ekipi i Rubrikës Policia të emisionit “Drejtësia në Kosovë”.