Policia përcolli makinën e të hendikepuarve, që lëvizte në autostradë me vetëm 12 kilometra në orë (Video)

E publikuar: 24/04/2018 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të hendikepuarit që lëviznin ngadalë nëpër një autostradë në Gloucestershire të Anglisë, janë përcjellë nga një makinë e policisë.

Kjo e fundit mbante ndezur dritat paralajmëruese, ndërsa kishte prapa makinën që vozitej me vetëm 12 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

“Kishte ndodhur një aksident në afërsi dhe duhet të bëhej eskortë, për njerëzit me nevoja të veçanta. Të mbajturit e njerëzve të sigurt, vjen në mënyra të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.

Makinave që lëvizin nën 80 kilometra në orë, iu ndalohet të lëvizin nëpër autostrada. Por, shkaku i natyrës dhe nevojave të disa personave, u lejohet qarkullimi përmes lejeve të posaçme. /Telegrafi/