Policia: Nuk janë arrestuar të dyshuarit për sulm ndaj Zogajt

E publikuar: 19/08/2017 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës tha të shtunën se është arritur të identifikohen tre të dyshuar në rastin e rrahjes së ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Mirëpo, edhe pse u raportua për arrestimin e tyre, në raport policia thotë se të dyshuarit nuk janë hasur as pas bastisjeve.

“Është lokalizuar dhe konfiskuar vetura Golf IV me targa lokale te cilën dyshohet se personat e dyshuar e kanë përdorë në rast. Ndërsa me datën 18.08.2017 me urdhëresë te Gjykatës Themelore ne Prishtine janë realizuar tri bastisje ne lokacione të ndryshme për kërkim te personave te dyshuar mirëpo të njëjtit nuk janë hasur. Policia është duke punuar intensivisht në rast”, thuhet në raportin ditor të policisë.