Policia njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 1 Majit

30.04.2019 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Policia njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 1 Majit

Ju njoftojmë se marrë parasysh përvojat nga e kaluara lidhur me shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Punës (1 majit), Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë,  ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura si dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër dhe jashtë saj, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

Meqenëse kryeqyteti gravitohet nga një numër i madh automjetesh dhe qytetarësh si dhe nga analizat e bëra nga e kaluara është konstatuar se përveç qytetarëve të kryeqendrës, parkut të Gërmisë do t’i drejtohen edhe qytetarë nga qytetet e tjera të vendit.

Edhe këtë vit Policia e Kosovës në bashkëpunim me KK- Prishtinë, për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, aksidentet eventuale, për të mundësuar një transport publik të qytetarëve në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me rrugën kryesore që lidhë qytetin me parkun e Gërmisë, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të  automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontekst, policia do të ndaloj dhe ri drejtoj të gjitha veturat përveç atyre të banorëve të lagjeve që lidhen më parkun Gërmia (Sofali, Tauk Bahqe), autobusëve të Trafikut Urban, automjeteve të Emergjencës, të Hortikulturës, KRM “Pastrimi”, Drejtorisë së Inspeksionit të KK Prishtinë, të KFOR-it, të EULEX-it si dhe veturave të PK-së,  të cilat janë të angazhuara në këtë operacion.

Ndalja dhe ri drejtimi i të gjitha veturave do të bëhet në:

  • Kryqëzimin e rrugëve “1 Tetori”, “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paçarizi”; (Kryqëzimi Velani)
  • Kryqëzimin e rrugëve “Nazim Gafurri”, “ Xhavit Ahmeti” dhe “ Dr. Lec Gradica”; (Kryqëzimi te ish rruga Bledi)
  • Kryqëzimin e rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë në drejtim të Pishinës dhe parkut “Gërmia”.

Përveç patrullave që do të jenë prezent në atë pjesë të qytetit, Drejtoria Rajonale e Policisë do të vendos edhe një pikë statike (automjet të policisë), për të qenë sa më pranë qytetarëve për tu ofruar shërbime sa më të mira sigurie.

Njësitet policore të DRP- Prishtinë,  do t’i mbulojnë edhe akset rrugore që shpien në drejtim të liqenit të  Batllavës dhe atij të Badovcit, pasi që ato zona gjatë shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Punës,  gjithashtu frekuentohen nga qytetarë të shumtë.

Operacioni në fjalë do të filloj të implementohet që në orët e hershme të datës 01.05.2019, andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten me këtë rast në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre me vetura. /Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


130 persona janë në izolim pasi që kanë kontaktuar të infektuarit në fabrikën e tekstilit

130 persona janë në izolim pasi që kanë kontaktuar të infektuarit në fabrikën e tekstilit

Trump, SHBA: E ndërprejmë përfundimisht marrëdhëniet me OBSH’në

Trump, SHBA: E ndërprejmë përfundimisht marrëdhëniet me OBSH’në

Një fjalë shmang Austrinë nga gabimi i madh në buxhetin e vendit

Një fjalë shmang Austrinë nga gabimi i madh në buxhetin e vendit

Fillojnë shkurtimin e stafit linjat ajrore  për shkak të Covid-19

Fillojnë shkurtimin e stafit linjat ajrore për shkak të Covid-19

Muja: Pritjet i kam pasur nga tre gjyqtarë të Kushtetueses

Muja: Pritjet i kam pasur nga tre gjyqtarë të Kushtetueses

Max paralajmëron projektin e ri me një fotografi provokuese

Max paralajmëron projektin e ri me një fotografi provokuese

Rihanna është shumë e lezetshme, por nuk di të këndojë!

Rihanna është shumë e lezetshme, por nuk di të këndojë!

12 klubet e Superligës rezultojnë negativ në koronavirus, gati për rikthimin e garës

12 klubet e Superligës rezultojnë negativ në koronavirus, gati për rikthimin e garës

Në SHBA, arrestohet polici që ia vuri gjurin në qafë zezakut

Në SHBA, arrestohet polici që ia vuri gjurin në qafë zezakut

Gashi, Kushtetuesja: Sqaroi se në Kosovë popullin e përfaqëson Kuvendi, e jo Qeveria e Presidenti

Gashi, Kushtetuesja: Sqaroi se në Kosovë popullin e përfaqëson Kuvendi, e jo Qeveria e Presidenti

Borell: BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve, disa shtete janë kundër çfarëdo lëvizjeje

Borell: BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve, disa shtete janë kundër çfarëdo lëvizjeje

Mickoski: Të amnistohet nga fiaskoja me Covid-19, dëshiron të më paraqet Zaev që unë kinse jam qeveria e Maqedonisë

Mickoski: Të amnistohet nga fiaskoja me Covid-19, dëshiron të më paraqet Zaev që unë kinse jam qeveria e Maqedonisë

Pacolli: Të sqarohem lidhur me deklaratën për sulm terrorist, u keqinterpretua

Pacolli: Të sqarohem lidhur me deklaratën për sulm terrorist, u keqinterpretua

Tensionet kufitare, kinezët apo indianët kanë gjuajtësit më të mirë?

Tensionet kufitare, kinezët apo indianët kanë gjuajtësit më të mirë?

Agjencia kundër korrupsionit në Serbi: Jemi duke e hetuar Goran Rakiqin

Agjencia kundër korrupsionit në Serbi: Jemi duke e hetuar Goran Rakiqin

PDK në Lipjan: Imri Ahmetin po keqpërdor

PDK në Lipjan: Imri Ahmetin po keqpërdor