Policia: Një nga grabitësit që vrau turistët çekë ishte pasagjer në makinën e tyre

E publikuar: 04/07/2015 04:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Shkodrës njoftoi se mbrëmjen e së premtes rreth ores 20.00 ka marrë një telefonatë nga një shtetas ne fshatin Prekal të komunës Postrribe. Sipas tij në rrugë kryesore ishte një mjet me dy shtetas te huaj (çekë) nje djalë dhe një vajze të vrarë me armë zjarri automatik. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policise.

Grupi hetimor nga veprimet e para hetimore beri te mundur identifikimin e viktimave te cilat rezultojne se jane shtetasit çekë Michael Svatos, 27 vjeç, nga Sufice Anna Kosinova, 36 vjeçe nga Klando. Ata udhëtonin me një automjet me targa çeke (4P8:9798).

Në automjet është gjetur një armë, automatik ndërsa jashtë automjetit janë gjetur nje krehër dhe rreth 30 m larg tij 2 gezhoja rreth 10 m nga kreheri, transmeton lapsi.al.

Ne drejtim te vendngjarjes jane nisur drejtoret e pergjithshem te policise Ardian Ćipa dhe Altin Qato si dhe grupet e Fnsh ku do krihet e gjithe zona. Po punohet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes si dhe evidentimin dhe kapjen e autoreve. Dyshohet se njeri nga autoret mund te kete qene duke udhetuar me viktimat. Plicia thotë se po vijon kqyrja e automjetit i cili eshte ne gjendje te permbysur.