Policia nesër bllokon këto rrugë në Prishtië

06.09.2019 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Policia nesër bllokon këto rrugë në Prishtië

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit për ndeshjen e futbollit në mes Kosovës dhe Çekisë, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Policia thotë se pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës, policia ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

“Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontekst, policia nesër prej orës 08:00 deri në përfundim të planit operativ për ndeshjen, do të ndërpres qarkullimin dhe ndaloj parkimin e të gjitha automjeteve në rrugët Enver Zymberi dhe Rinia.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura”, thuhet në njoftim.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Interesimi për të ndjekur ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri” është shumë i madh sa që biletat janë shitur brenda një kohe shumë të shkurtër, për 12 mijë e 500 ulëse sa ka kapacitet ky stadium.

Nga ky interesim i madh kanë përfituar edhe shumë persona që i kanë hedhur biletat për shitje në tregun e zi. Biletat për ndeshjen e së shtunës në tregun e zi kushtojnë 40 euro, ndërsa të njëjtat bileta nga FFK janë shitur për 5 deri 20 euro.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Engel: Qeveria e re të ketë bazë të gjerë, prekja e kufijve e gabuar

Engel: Qeveria e re të ketë bazë të gjerë, prekja e kufijve e gabuar

Osmani tregon çfarë duhet bërë për të evituar ikjen e mjekëve në Gjermani

Osmani tregon çfarë duhet bërë për të evituar ikjen e mjekëve në Gjermani

Deputeti i IRDK-së, Elbert Krasniqi i bashkohet Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes

Deputeti i IRDK-së, Elbert Krasniqi i bashkohet Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes

Shkup: Vetting në gjyqësor për forcimin e shtetit ligjor

Shkup: Vetting në gjyqësor për forcimin e shtetit ligjor

Përfundon prapa grilave ferizajasi që rrahu bashkëshorten e tij

Përfundon prapa grilave ferizajasi që rrahu bashkëshorten e tij

Berisha: Taksa ka ulur për 99 për qind importin nga Serbia dhe BeH

Berisha: Taksa ka ulur për 99 për qind importin nga Serbia dhe BeH

Raporti i Prokurorit, tetë të ndaluar për 24 orë

Raporti i Prokurorit, tetë të ndaluar për 24 orë

“Rusia është e vendosur që të mos e zgjidhë çështjen e Kosovës”

“Rusia është e vendosur që të mos e zgjidhë çështjen e Kosovës”

IKD: Rriten rastet e të dënuarve për korrupsion, sfidë mbetet konfiskimi i pasurisë së paligjshme

IKD: Rriten rastet e të dënuarve për korrupsion, sfidë mbetet konfiskimi i pasurisë së paligjshme

Vetëvendosja i refuzon Nismën dhe AKR-në për koalicion

Vetëvendosja i refuzon Nismën dhe AKR-në për koalicion

Tragjedi në Gjermani: Vdes në aksident 18-vjeçari nga Prishtina

Tragjedi në Gjermani: Vdes në aksident 18-vjeçari nga Prishtina

41% e ndërmarrjeve, arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi ndikon në rritjen e eksportit

41% e ndërmarrjeve, arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi ndikon në rritjen e eksportit

Zhang: Ngritjet e mëdha dhe të papritura në pagat e sektorit publik prekin negativisht konkurrencën e jashtme të Kosovës

Zhang: Ngritjet e mëdha dhe të papritura në pagat e sektorit publik prekin negativisht konkurrencën e jashtme të Kosovës

“Kuqezinjtë”: Duart larg nga Kosova

“Kuqezinjtë”: Duart larg nga Kosova

O’Connell rikthehet në Prishtinë, me fanellë të Kosovës flet pas ndeshjes me Anglinë

O’Connell rikthehet në Prishtinë, me fanellë të Kosovës flet pas ndeshjes me Anglinë

Qeveria Haradinaj “Shterri” Fondin Rezervë

Qeveria Haradinaj “Shterri” Fondin Rezervë