Policia në Mitrovicë shpërndan fletëpalosje informuese për qytetarë

E publikuar: 25/07/2019 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria Rajonale e Policisë – Mitrovicë Jugu, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese në ofrimin e sigurisë në komunikacionin rrugor, ka filluar me shpërndarjen e fletëpalosjeve “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore’’.

Veprimet parandaluese po ndërmerren si domosdoshmëri e rrethanave me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet që mund të ndodhin me veprime dhe sjellje të pakontrolluara.

Ndër objektivat që po realizohet gjatë kësaj jave është shpërndarja e fletëpalosjeve për qytetarë ku janë përshkruar dhe janë ilustruar njohuri themelore që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e qytetarëve.

Shpërndarja e fletëpalosjeve po bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së DRP Mitrovicë Jugu, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë në komunikacionin rrugor.