Policia në kërkim të tre grabitësve në Prishtinë, publikon fotografitë e tyre

08.11.2018 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Policia në kërkim të tre grabitësve në Prishtinë, publikon fotografitë e tyre

Policia a Kosovës përsëri ka publikuar fotografitë e tre personave të dyshuarve për grabitje me qëllim që të mundësohet arrestimi i tyre.
Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikimin, zbulimin, grumbullimin e saktë të informacioneve mbi vendstrehimin e këtyre personave, mbajtjen nën kontroll të vazhdueshëm të lidhjeve të tyre, si dhe organizimin e operacioneve të kualifikuara policore të zhvilluara për ketë qëllim.

“Një operacioni i gjerë policor i shtrirë në kuadër të rajonit të Prishtinës, duke përfshirë edhe qytete të tjera të Kosovës, është realizuar sot në orët e mesditës me ç’ rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar, për të cilët ekzistojnë baza të dyshimit që sugjerojnë se të njëjtit mund të jenë të përfshirë në raste të ndryshme të grabitjeve të ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme të rajonit të Prishtinës si dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Konform kompetencave policore në kuadër të këtij operacioni, me autorizim të prokurorit të shtetit, janë kryer edhe bastisje në disa lokacione, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar: Një revole, Disa vetura, të cilat dyshohen të jenë të përdorura apo të përfituara në forma të inkriminuara në rastet, të cilat po hetohen nga ana e policisë, si dhe gjësende të tjera të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë.

Policia e rajonit të Prishtinës, ka njoftuar se operacioni është duke vazhduar, personat e arrestuar do të procedohen më tej varësisht nga rekomandimet e prokurorit të shtetit.

Përfundimi i operacionit të djeshëm lidhur me arrestimin e të dyshuarve për grabitjet e ndodhura në rajonin e Prishtinës ka rezultuar me arrestimin e gjashtë të dyshuarve, raporton Infosot.

Të arrestuarit janë: Xh. Sh 50-vjeçar, F.G 42-vjeçar, L. Sh, 21-vjeçar, I. A 20-vjeçar, A. H 35-vjeçar, F.C 27-vjeçar që të gjithë shtetas të Kosovës.

Sipas policisë të gjithë këta të arrestuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për të vazhduar më tej në procedurë hetimore.

Përgjatë operacionit policia ka sekuestruar në cilësi të provës materiale edhe një (1) revole, trembëdhjetë (13) veturave të llojeve të ndryshme, dy (2) motoçikleta, Dy (2) laptopë, dhjetë telefona celularë, çelësa veturash, dokumentacione të ndryshme, kartela bankash, si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë.

“Bazuar në rezultatet e hetimeve që po zhvillon policia, pasi që ka identifikuar i ka futur në kërkim policor tre të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen. Këta të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër.

Më poshtë gjeni fotografitë dhe identitetin e zbuluar të këtyre të dyshuarve:

Kastriot Shala I lindur më 30.07.1995, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Trudë, komuna e Prishtinës.

.

Ridvan Ademi I lindur më 11.08.1989, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Dobratin, komuna e Podujevës.

 

Leutrim  Latifi I lindur më 27.02.1992, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Prishtinë

.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Policia në kërkim të tre grabitësve në Prishtinë, publikon fotografitë e tyre

Policia në kërkim të tre grabitësve në Prishtinë, publikon fotografitë e tyre

Arrestohen grabitësit e pikës së derivateve në Kralan të Gjakovës

Arrestohen grabitësit e pikës së derivateve në Kralan të Gjakovës

Kërkohet amnisti për Nikolla Gruevkin

Kërkohet amnisti për Nikolla Gruevkin

Ministri Mustafa takoi të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-së Colleen Hyland

Ministri Mustafa takoi të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-së Colleen Hyland

MTI në gatishmëri të përgjegjësive institucionale

MTI në gatishmëri të përgjegjësive institucionale

Mitrovica jep në shfrytëzim Qendrën Tregtare, pritet të punësohen 540 veta

Mitrovica jep në shfrytëzim Qendrën Tregtare, pritet të punësohen 540 veta

Pacolli i reagon Daçiqit: Të turpëruar para botës janë ata që kanë kryer gjenocid

Pacolli i reagon Daçiqit: Të turpëruar para botës janë ata që kanë kryer gjenocid

Hahn në fillim të dhjetorit viziton Kosovën

Hahn në fillim të dhjetorit viziton Kosovën

Drejtorët e shkarkuar: Gjesti i Ahmetit tregon mungesë respekti ndaj VV-së

Drejtorët e shkarkuar: Gjesti i Ahmetit tregon mungesë respekti ndaj VV-së

BERZH, hua 6 milionë euro Shqipërisë për energjinë e gjelbër

BERZH, hua 6 milionë euro Shqipërisë për energjinë e gjelbër

Hoxha kërkon më shumë përkushtim për zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave

Hoxha kërkon më shumë përkushtim për zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave

Arrestohen dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘marrje ryshfeti’, ‘dhënie ryshfeti’ dhe ‘përvetësim në detyrë’

Arrestohen dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘marrje ryshfeti’, ‘dhënie ryshfeti’ dhe ‘përvetësim në detyrë’

Haradinaj: Prioritet yni, avancimi drejt Bashkimit Evropian

Haradinaj: Prioritet yni, avancimi drejt Bashkimit Evropian

BE konfirmon se takimi Thaçi-Vuçiq do të mbahet në orët e pasditës

BE konfirmon se takimi Thaçi-Vuçiq do të mbahet në orët e pasditës

O’Connell flet për korrigjimin e kufijve: Qëndrimi i Britanisë është i njëjtë me atë të vitit 2005

O’Connell flet për korrigjimin e kufijve: Qëndrimi i Britanisë është i njëjtë me atë të vitit 2005

Lluka: Investimi në kapitalin njerëzor dhe në krijimin e rezervuarve natyrorë të ujit, jetik për të ardhmen

Lluka: Investimi në kapitalin njerëzor dhe në krijimin e rezervuarve natyrorë të ujit, jetik për të ardhmen