Policia në kërkim të këtij serbi, dyshohet për një vrasje!

E publikuar: 30/09/2017 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njësitet e Policisë së Kosovës, në pjesën veriore të Mitrovicës, janë lëshuar në kërkim të një personi që dyshohet se vrau një të ri para disa ditësh.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Ivan Rajçiqit, vëllain e Igor Rajaçiqit i cili është pjesë e partisë “Inicitiave Qytetare” të Oliver Ivanoviq.

Për të njëjtin dyshohet se është personi kryesor i përfshirë në vrasjen e Milosh Shçepanoviç.

Ndërsa drejtori i PK-së për këtë pjesë, Zeljko Bojic ka njoftuar se organet e sigurisë kanë kryer hetime rreth këtij rasti dhe kanë mësuar identitetin e të dyshuarit, transmeton Indeksonline

Raportohet se Milosh Shçepanoviq u goditë me një thikë disa herë javën e kaluar përpara një kafeneje në rrugën e “Tetovës”, në veri të Mitrovicës.

Ai vdiq në spitalin e këtij qyteti si pasojë e plagëve të shumta. Ndryshe, në procesin e hetimit deri më tani policia ka intervistuar dymbëdhjetë persona. /Indeksonline/