Policia në aksion, arrestoi 17 persona

E publikuar: 04/02/2019 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 17 persona.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin e saj ditor se gjatë ditës së djeshme në tërë territorin e Kosovës ka arrestuar 17 persona për vepra të ndryshme penale, shkruan lajmi.net.

Në këtë raport po ashtu është bërë e ditur se në mbajtje janë 15 persona.

Nuk dihet se për çfarë vepra penale janë arrestuar këta persona.