Policia ndalon garën e shpejtësisë në Autostradë

E publikuar: 25/02/2017 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Policia dje ka ndaluar një garë të paligjshme me makina në Autostradën “Ibrahim Rugova”.
Policia ka arritur dje që me kohë dhe para mbajtjes së saj ta parandalojë një garë me makina në pjesën e Autostradës “Ibrahim Rugova” nga Mazgiti drejt Besisë.

Lajmin për KALLXO.com e bëri të Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Më datën 24. 02.2017 rreth orës 17 e 20 minuta është pranuar informatë se në autostradë Trud-Mazgit dyshohet se do të ketë gara shpejtësie”, tha kjo zyrë.

Policia arriti të identifikojë pjesëmarrësit e një gare të tillë që po përgatitej.

“Rastit i janë përgjigjur tri patrulla policore të cilat në vendin e ngjarjes kanë arritur të identifikojnë shumë pjesëmarrës në cilësinë ë shikuesve që prisnin për shikim të garës” sqaroi Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për KALLXO.com.

Kjo zyrë tregoi edhe veprimet tjera të policisë pas parandalimit të garës.

“Njësitë policore u kanë marrë dokumentacionin [pjesëmarrësvë] dhe i kanë shoqëruar në stacion policor. Të njëjtëve u janë marrë deklaratat dhe u është bërë fotokopjimi i dokumentacionit dhe nga një foto e vozitësve” brin të ditur Zyra për Informim e policisë.

Policia njoftoi se gara është ndaluar, ndërsa dëshmitë e mbledhura do të shfrytëzohen kundër organizatorit.