Policia malazeze largon tabelat e vendosura në kufi nga Vetëvendosja (Foto)

E publikuar: 28/06/2016 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia malazeze ka hequr flamurin shqiptar dhe një tabele me mbishkrimin “Mirësevini në Republikën e Kosovës”, të cilat ishin vendosur në vijën kufitare me këtë vend.
Lëvizja Vetëvendosje ishte ajo që i vendosi dje për të treguar se ku është kufiri i Kosovës duke e demantuar marrëveshjen e demarkacionit të nënshkruar mes Kosovës dhe Malit të Zi, raporton portali malazez CDM, transmeton Indeksonline.
Këto karakteristikat të Kosovës janë vendosur dje, dhe Ministria malazeze e Punëve të Brendshme njoftoi se tabela dhe flamuri ishin vendosur në “territorin e Malit të Zi, në mes të kalimit kufitar”.
“Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Isamilji në faqen e tij në Facebook ka thënë se: “Kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është 8 km prej pikës ku gjindet policia e Kosovës dhe 2 km nga ajo e Malit të Zi. Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo kusht.” /Indeksonline/