Policia londineze: E kemi situatën nën kontroll

E publikuar: 04/06/2017 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia Metropolitane ka thënë se situata pas sulmit të mbrëmshëm në Londër është nën kontroll.

Shefja e Policisë Metorpolitane, Cressida Dick, ka thënë se furgoni i përdorur në sulmin e mbrëmshëm shkeli këmbësorët në Urën e Londrës para se të vazhdonte drejt Borough Market.

Ajo shtoi se tre sulmuesit më pas i sulmuan këmbësorët me thika ata se të vriteshin nga policia.

Shtatë civilë u vranë dhe 48 të tjerë u plagosen në këtë sulm.

“Ky incident është nën kontroll,” ka thënë Dick.

Ajo ka thënë se tash prioritet për policinë është që të gjejë më shumë detaje rreth sulmuesve.