Policia kontrollon Albin Kurtin në banesë (Video)

E publikuar: 09/01/2016 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish lideri i VV-së Albin Kurti ndodhet në banesën e tij.
KALLXO.com sjell pamje ekskluzive të kontrollit që policia ia ka bërë banesës së Kurtit mëngjesin e sotëm për të vërtetuar nëse ai është duke respektuar arrestin shtëpiak.

Opozita ka paralajmëruar një protestë gjithëpopollore në Prishtinë në orën 14:00.

Në pjesë të ndryshme të qytetit, veçanërisht rreth stacionit policor Qendra në Prishtinë është vërejtur prani e shtuar e policisë, përfshirë mjeteve të blinduara ndërsa opozita ka filluar ta rregullojë binën në sheshin ‘Skënderbeu’ nga e cila liderët opozitarë do t’i mbajnë fjalimet e protestës.