Policia konfiskon arsenal armësh në Pejë

E publikuar: 31/10/2016 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në periudhën prej 3 ditësh në katër lokacione të Pejës, në fshatrat Vitomiricë, Zagerm, Ramun dhe Bllagajë, policia ka konfiskuar 5 armë pa leje.

Me këtë rast, transmeton Koha.net, janë arrestuar 4 persona të dyshuar dhe ndaj secilit prej tyre janë iniciuar 4 raste për këto vepra penale: “Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, dhe veprës së “Kanosjes”.

Armët dhe dëshmitë tjera të konfiskuara në total për këto kategori veprash janë:

Dy (2) armë të tipit AK 47 dhe dy karikator të armëve përkatëse,

Tre (3) armë pistoleta-revole dhe tre karikator të armëve përkatëse,

50 fishekë të kalibrit 7x62x39, dhe

8 fishekë të kalibrit 7×65.