Policia konfirmon arrestimin e zv/ministrit, dyshohet për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare”

E publikuar: 20/10/2018 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e Zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.

Daut Hoxha, zëdhënës i PK-së, ka konfirmuar për KTV-në se sot, “Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore, ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar të involvuar në veprat penale ‘Marrje e Ryshfetit’ dhe ‘Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar’ sipas kodit penal të Republikës së Kosovës”.

“Të dyshuarit, duke vepruar në bashkëkryerje, dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pala e dëmtuar”, ka thënë Hoxha për KTV-në.

Ai tha se të gjitha veprimet tjera policore do të ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve të organeve kompetente të drejtësisë.

22:06
Arrestohet një zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal
Policia e Kosovës para pak çastesh ka arrestuar një zyrtar institucional.

Burime të “Kohës Ditore” bëjnë me dije se i arrestuar është një nga zëvendësministrat e Zhvillimit Rajonal.

Zv/ministri i arrestuar është Musa Cena nga AAK-ja, ndërsa i njëjti dyshohet për veprën penale të ryshfetit.

Këtë dikaster e udhëheq Rasim Demiri.