Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për mashtrim

E publikuar: 14/02/2020 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

BASHKIM (Gani) HOTI i lindur me 09.12.1975 Klinë.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

Tre raste për veprën penale “MASHTRIM”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qëllim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]