Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për disa raste të vjedhjeve

E publikuar: 19/06/2020 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen  e Agim Jefkajt, lindur në vitin 1974 në Deçan.

Ai është i kërkuar për disa raste të vjedhjeve, raporton klankosova.

Policia kërkon nga qytetarët  që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Policia atje ka bërë publik edhe numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: [email protected]